NGJARJET
12 KORRIK 2021
1. Puntori "FUQIA E NDRIMIT ËSHTË NË DUART TONA"
(Prizren)
Një punëtori tjetër e ART WITHOUT LIMIT - e ngjashme me atë në Prishtinë - u zhvillua disa ditë më vonë në qytetin e Prizrenit (Kosovë).
Punëtoria u mbajt prej ora 10h deri në ora 15h në objektin e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim ,, Lef Nosi’’ - Prizren dhe pjesëmarrës në punëtori qenë tetëmbëdhjetë (12) persona, tetë (8) femra dhe katër (4) meshkuj me dëmtime të ndryshme nga pjesa e shoqërisë së personave me aftësi të kufizuara. Qëllimi i punëtorisë kishte të bënte me informimin e pjesës së shoqërisë së personave me aftësi të kufizuara se si të dinë të bëjnë promovimin, të jenë avokator e të drejtave të tyre vendimmarrëse përmes artit në përgjithësi, konkretisht përmes filmit.
Hapjen e punëtorisë, e bëri drejtoresha ekzekutive znj. Ganimete Sava, pastaj sipas agjendës, temat të cilat u ligjëruan në këtë punëtori një ditore qenë:
Shqipe Malushi (Skenariste):
"Fuqia e Ndrimit është në Duart tona"
Michael Stoeger (Rexhisor/Kinematografer):
"Realiteti, Imazhet dhe tregimi në film."
Burim Haliti (Rexhisor/Producent):
"Nga Idea në Film"
Ganimete Sava (Skenografe/Kostumografe):
"Skenografia, dhe Kostumet si pjesë integrale e Filmit."
Që të katër pjesët e punëtorisë qenë ndërvepruese, kreative, për faktin se, temat u ligjëruan përmes metodës së bashkëbisedimit, ku të gjithë pjesëmarrësit kontribuuan përmes ndarjes së tregimeve pozitive, të suksesshme në jetën tyre me të tjerët dhe shprehjes së mendimeve të cilat ju buronin nga mendja, thellësia e zemrës dhe e shpirtit dhe me shumë entuziazëm e gatishmëri ishin të gatshëm të kontribuojnë në çfarëdo forme qoftë në misionin e nisur tashmë nga OJQ ,, ART WITHOUT LIMIT’’.
Ne i jemi shum mirënjohës Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim “Lef Nosi''që na ofruan hapsirën e tyre në Prishtinë, Kosovë Për mbajtjen e puntorisë sone.
“This should happen more often!”
(one of the participants).
