NGJARJET
9 KORRIK 2021
1. Puntori "FUQIA E NDRIMIT ËSHTË NË DUART TONA"
(Pristhinë)
Puntoria e pare pas kufizimeve të ngritura nga Covid-19 ndodhi në Prishtinë (Kosovë). 18 persona më aftësi të kufizuara morën pjesë- nëndë gra dhe nëndë burra nga vendet, prejardhja dhe profesionet e ndryshme. Tema kryesore e puntorise ishte “Si ti thejmë barrierat” në shoqëri përmes shprehjes artistike në filmin dokumentar duke i përdorur tregimet tona. Kjo teme u adresua në nivele të ndryshme nga aspektet specifike- duke përfshire motivimin, përceptimin dhe anën praktike të produkcionit të filmit.
Shqipe Malushi (Skenariste):
"Fuqia e Ndrimit është në Duart tona"
Michael Stoeger (Rexhisor/Kinematografer):
"Realiteti, Imazhet dhe tregimi në film."
Burim Haliti (Rexhisor/Producent):
"Nga Idea në Film"
Ganimete Sava (Skenografe/Kostumografe):
"Skenografia, dhe Kostumet si pjesë integrale e Filmit."
Mimoza Musliu (Pedagoge E Specializuar):
“Sfidat e Jetes dhe Vetbesimi”
Pjesmarsit ishin shum të motivuar për të kontribuar dhe ishin shum të kënaqur me rezultatin e puntorisë. Ata mësuan si të zhvillojnë tregimin në film. Ata gjithashtu shprehën mirënjohje duke u njohur si atnarë të barabartë të shoqërisë duke mos i theksuar aftësitë e kufizuara.
Ne i jemi shum mirënjohës HANDIKOS-it që na ofruan hapsirën e tyre në Prishtinë, Kosovë
Për mbajtjen e puntorisë sone.
“Zakonisht njerzit na trajtojne në bazë të nevojave, por paaftësia nuk është për nevoja por është për të drejtat e njeriut.” (Zoti Maliqi, Drejtor i Handikos-it që muar pjesë).
“Çdo gjë ishte shum bukur sot, nuk ka vend për përmirsim. Ndoshta do të kemi më shum aktivitete si ky.”
(Tha njeri nga pjesmarësit)
