top of page

PERSONELI

Portrait_crop_Gane.jpg

GANIMETE SAVA

CEO dhe themeluese e organizatës jo qeveritare “Art Without Limit” si dhe drejtore ekzekutive e “Art Without Limit Festivali i Filmit Ndërkombëtar".

Ajo e ka kryer Masterin ne skenografi-UP Prishtinë , si skenografe profesioniste dhe dizajnere e kostumeve, ka qenë pjesë e disa shfaqjeve teatrale në teatrot e Kosovës dhe vendeve të tjera. Si skenografe dhe kostumografe ajo ka marrë pjesë në disa filma artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër, të cilët janë vlerësuar me çmime të ndryshme në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit. Ajo ishte gjithashtu skenografe dhe kostumografe e 150 episodeve të serialit “Cimerat” i cili u transmetua në Radio Televizionin 21 (RTV21) në Prishtinë.

 

Ajo gjithashtu ka një karrierë si fotografe e artit dhe modës, e cila tashmë ka pasur ekspozita në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës. Për më tepër ajo ka punuar si vullnetare në OJQ të ndryshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për të drejtat e grave.

ganimete.sava@artwithoutlimit.org

Portrait_crop_BurimHaliti-600x900.jpg

BURIM HALITI

Drejtor Artistik i “Art Without Limit Festivali i Filmit Ndërkombëtar.” Gjithashtu ështe CEO dhe themelues i Kompanisë së Filmit “EUREKA FILM & PRODUCTION” si dhe shkollen e aktrimit “Eureka Film.” Ai ishte regjisor I 150 episodeve te serialit Televiziv “Cimerat” që është shfaqur ne Radio Televizionin 21 (RTV 21) në Prishtinë. Ai është regjisor, producent dhe skenarist i disa filmave të shkurtër, dokumentarëve dhe tre filmave të trilluar, nga të cilat është shpërblyer më çmime të ndryshme në festivalet e filmave ndërkombëtar.

burim.haliti@artwithoutlimit.org

Portrait_crop_Michael-stoeger-1.jpg

MICHAEL STOEGER

Drejtor Programi i Festivalit. Regjisor dhe kinematograf, fotograf – producent filmash dhe mediash. PhD në fizikë dhe astronomi (Universiteti i Vjenës). Ish redaktor në Austrian Broadcasting Corporation (ORF). Ai ka drejtuar dhe prodhuar dokumentarë të ndryshëm, media edukative dhe projekte bamirësie si në Austri ashtu edhe në Indi. Çmime dhe ekspozita të ndryshme, duke përfshirë "CANNES Corporate Media & TV Awards", "Grand Prix Victoria" – Argjend dhe Ar, etj.

michael.stoeger@artwithoutlimit.org

Xhelal_Haliti_Bildschirmfoto 2022-12-01 um 00.03.33.png

XHELAL HALITI

Menaxher Organizativ i Programacionit në Festivalin AWL International Film Festival. Përfundoi Fakultetin e Arteve Dramatike (Master). Pjesëmarrës në mbi 40 filma të shkurtër dhe të gjatë. Fitues i disa qmimeve si Aktor.

Pjesëmarrës i mbi 180 episodave të serive televizive. Skenarist dhe regjisor I 3 filmave të shkurter ku njeherit fitues i 3 çmimeve për filmin më të mire, scenarist I 5 dramave televizive, scenarist dhe producent ekzekutiv I një filmit të gjatë. Paraqitje në mbi 200 herë në teater.

Fitues I 28 qmimeve të filmave ku është protagonist kryesor.

bottom of page