PERSONELI

GANIMETE SAVA
CEO dhe themeluese e organizatës jo qeveritare “Art Without Limit” si dhe drejtore ekzekutive e “Art Without Limit Festivali i Filmit Ndërkombëtar".
Ajo e ka kryer Masterin ne skenografi-UP Prishtinë , si skenografe profesioniste dhe dizajnere e kostumeve, ka qenë pjesë e disa shfaqjeve teatrale në teatrot e Kosovës dhe vendeve të tjera. Si skenografe dhe kostumografe ajo ka marrë pjesë në disa filma artistikë, dokumentarë dhe të shkurtër, të cilët janë vlerësuar me çmime të ndryshme në Festivalet Ndërkombëtare të Filmit. Ajo ishte gjithashtu skenografe dhe kostumografe e 150 episodeve të serialit “Cimerat” i cili u transmetua në Radio Televizionin 21 (RTV21) në Prishtinë.
Ajo gjithashtu ka një karrierë si fotografe e artit dhe modës, e cila tashmë ka pasur ekspozita në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovës. Për më tepër ajo ka punuar si vullnetare në OJQ të ndryshme për personat me aftësi të kufizuara dhe për të drejtat e grave.
​

BURIM HALITI
Drejtor Artistik i “Art Without Limit Festivali i Filmit Ndërkombëtar.” Gjithashtu ështe CEO dhe themelues i Kompanisë së Filmit “EUREKA FILM & PRODUCTION” si dhe shkollen e aktrimit “Eureka Film.” Ai ishte regjisor I 150 episodeve te serialit Televiziv “Cimerat” që është shfaqur ne Radio Televizionin 21 (RTV 21) në Prishtinë. Ai është regjisor, producent dhe skenarist i disa filmave të shkurtër, dokumentarëve dhe tre filmave të trilluar, nga të cilat është shpërblyer më çmime të ndryshme në festivalet e filmave ndërkombëtar.
​

MICHAEL STOEGER
Program Director of the Festival. Director & cinematographer, photographer – film and media producer. PhD in physics and astronomy (University of Vienna). Former editor at the Austrian Broadcasting Corporation (ORF). He has directed and produced various documentaries, educational media and charity projects both in Austria and in India. Various awards and exhibitions, including "CANNES Corporate Media & TV Awards”, “Grand Prix Victoria" – Silver and Gold, etc.
​
michael.stoeger@artwithoutlimit.org
​

SHQIPE MALUSHI
Antare e grupit per seleksionimin e filmave te Festivalit. Ajo është shkrimtare ndërkombetare,producente, prezentuese publike, kshilltare gjinore, consulente e fuqizimit si dhe trajnuese e lidershipit. Ajo është me origjinë nga Kosova por e konsideron vedin si “qytetare e botes”. Ajo punoi ne fuqizimin e grave ne Afghanistan, Liban, Irak, Indi, Kosovë, Shqipëri si dhe SHBA, dhe ka qenë e dekoruar me shpërblime si tituli “Women of Excellence” (Gratë Exemplare) i shpërblyer nga Presidenti i Shqipërise pë Lidership dhe Ndërtim Paqeje (2016). Shoqeruese e Paul Harris (2007); Grueja e Vitit nga Rrjeti i Refugjatëve (Atlanta, GA, 2003). Me1999 Shqipe u shpërbly me Medalën e NATOS përkrahjen e punës së saj në Misionin e Paqëmbajtësve në Kosovë.
​

MIMOZË MUSLIU
Managjere administrates së Festivalit. Ajo ështe personi e vetëm në Kosovë gjerë më tani që ka arritur të ketë Master në Pedagogji të programit të teorisë shkencore. Si ish studente në edukimin special për femijë më aftësi intelektuale të kufizuara të shumfishta, ajo është e punësuar në pozitën e Ligjerueses së Shkolles tek “Resource Center for Teaching and Counseling “Progress” (Qendra e Burimeve për “Progresin” e mësimdhenjës dhe Kshillimit) në Prishtinë. Ajo ka punuar si koordinuese e Kosovës në GFK Shkup – me seline qëndrore të Institutit Gjerman të Hulumtimit në Maqedonine Veriore. Ajo ishte caktuar nga UNICEF për monitorimin e jashtëm të projektit “Inclusion-School Friendly for All” (Shkollë gjithëpërfshirëse, miqësore për të gjithë).

SARANDA HALITI
Menaxhere e administrates në Art Without Limit International Film Festival,
Ka përfunduar Akademinë e artit muzikor për piano, gjithashtu ëshë në përfundim të studimeve për gazetari dhe komunikim masiv.
Është një make up artiste e talentuar të cilën e ka shpreh në shumë filma vendor të cilët kanë shume shprëblime ndërkombëtare, gjithashtu Saranda është një fashion model për disa brende të kostumeve,dhe make up model për fotografi në reklama dhe video klipe.
​
Duke qenë e pasionuar për të drejtat e njeriut ajo ka punuar si vullnetare nëper disa OJQ-vendore dhe Ndërkombëtare.

NASKI ABDIXHIKU
Antar i grupit te seleksionimit të filmave të Festivalit.
Aktor, piktor dhe poet. Ai luajti ne serialin “Bulle” ne Zvicer xhiruar nga Regjisori Anne Deluz, duke shfaqur aktoren e famëshme Claudia Cardinale. Ai ishte gjithashtu pjesë e serialit “Quartier des Banques 2” ne Zvicer, xhiruar nga Fulvi Bernasconi. Në Kosovë, luajti ne filmin trillues “The Last Invention” (Shpikja e Fundit), xhiruar nga Burim Haliti.

BEHAR IBISHI
Asistent organizativ Festivalit. Ka lindur në Ferizaj. Edhe pse me paralize cerebrale ai ka përfunduar studimet për produksion, dhe është artdashës dhe pasionant i çdo gjëje që ka të bëjë me artin, veçanërisht me filmin e teatrin.
Një pjesë të konsiderueshme të kohës i ka kushtuar edhe punës vullnetare qysh nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shumë OJQ-ve dhe organizimeve që janë bërë në qytetin e Ferizajt, me theks të veçantë në avokimin e të drejtave të personave me aftësi ndryshe. Ai është angazhuar edhe si koordinator rinor në OJQ-në e personave me aftësi ndryshe HENDIFER Ferizaj.

EMILY PRECHTL
Fotografe e festivalit. Emily është e sapodiplomuar në Kolegjin Wellesley, ku u diplomua në Studime për Paqe dhe Drejtësi dhe Antropologji, si dhe drejton klubin e fotografisë të Kolegjit. Ajo aktualisht ndodhet në Kosovë me një grant Fulbright nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së, duke e lejuar atë të ligjërojë anglisht dhe fotografi në Universitetin e Prishtinës. Në kohën e saj të lirë, Emily-t i pëlqen të kalojë kohë në dhomë të errët ose në rrugë me kamerën e saj dhe gjithmonë kërkon rekomandime se ku të udhëtojë më pas.