top of page

"RRUGËTIMI I JETËS"

Kjo ekspozitë e fotografisë është frzmëzim nga pikturat mjeshtërore të artistit të madh dhe mirënjohur Holandez Rembrandt van Rijn (1606-1669). Aty ka diçka në përdorimin e tij unik të dritës dhe kontrastit në portretet e tij, i cili sjell në pah ndriqimin e vërtetë të brendshëm të personit – pavarësisht nga pamja e jashtme. Drita që bie përmes dritares në një dhomë të errët duket se lidhet me dritën e brendshme të personit. Ajo dritë që çdo qenie njerëzore zotëron në thelb dhe në mënyrë më të natyrshme në jetë. Dhe kështu, pikturat e Rembrandt na lejojnë të shohim më thellë, cilësitë e vërteta të brendshme njerëzore.

 

Shoqëritë tona sot jetojnë dhe veprojnë shumë duke etiketuar – produktet dhe njerëzit. Sapo mund të shkruajmë një emër në një kuti të caktuar, ne gjithashtu shpejtojmë t'i vendosim njerëzit në këtë kuti, sado e kufizuar dhe e dhimbshme të jetë kjo për ta! Duke menduar gabimisht se ky do të ishte realiteti i tyre i vetëm – ndërsa mund të jetë thjesht një aspekt i jetës së tyre reale. Shpesh, trajtimi i "aftësisë së kufizuar" nga shoqëria duket se ndikohet shumë nga kjo.

 

Ne jemi shumë mirënjohës për njerëzit e portretizuar në këtë ekspozitë (si shembull për shumë të tjerë në shoqëri) pasi ata kan kontribuar kaq hapur me qenien e tyre për t'u parë plotësisht. Këto portrete le të pasqyrojnë një pjesë të vogël të dritës se kush janë ata në të vërtetë.

Koncepti dhe fotografitë

Michael Stoeger (Austri)

Kurator

Ganimete Sava (Kosovë-Shqipëri)

Redaktimi & Pregatitjet

Ganimete Sava

Berat Bajrami

Instalimi

Skender Xhukolli

 

Dizajni

Arbër Matoshi

EXHIBIT_GANIMETE_58x58__97A3080_corr_WEBresolution.jpg

GANIMETE SALLAHU

„Ka diçka pafundësisht shëruese në refrenet e përsëritura të natyrës –
siguria se agimi vjen pas natës dhe pranvera pas dimrit.“
(Rachel Carson)

bottom of page