top of page

PËRFORMANCË MUZIKORE
& TERAPIA MUZIKORE

MUZIKANTËT
 (gjatë ceremonisë së hapjes dhe ndarjes së çmimeve)

Engjell
Engjëll Haxhikadrija.jpg

ENGJËLL HAXHIKADRIJA

Violinist

Engjëll Haxhikadrija i lindur ne Mitrovicë me 08.01.2003. Hapat e parë në muzikë i mori në shkollën e muzikës “Tefta Tashko” në Mitrovicë, ku perfundoi shkollën fillore dhe të mesme po aty. Tani vijon mësimet në Universitetin e Prishtinës dega Artet Muzikore drejtimi violinë. Veçantia e tij si violinist është sepse interpreton violinen në anen e kundërt, ndër të rrallët në të gjithë Botën, i vetmi në Kosovë dhe më gjerë. Për shkak të një problemi që nga lindja në dorën e majtë, instrumenti i vetëm që ka pasur mundësi për të interpretuar ka qenë violina në anën e kundërt (anën e majtë) Profesorët ishin skeptik në fillim, por shumë shpejtë e kanë vërejtur talentin e tij. Sukseset e tij janë të shumta ku ka fituar shumë çmime të ndryshme, ku disa prej çmimeve kryesore janë vendi i parë në gara Ars Kosova si dhe i shpallur si talenti më premtues i komplet garave, fitues i garave republikane në kategorinë e muzikës me pikë maksimale 99.99.

Unik
unik ukshini.jpg

UNIK UKSINI

Pianist

Pasioni nuk njeh asnjë pengesë apo kufi. Këtë shembull më së miri e pasqyron këngëtari dhe instrumentisti në Ferizaj, Unik Ukshini. Ndonëse i verbër, asgjë nuk e pengon Unikun ta dashuroj muzikën, tastet e pianos dhe performimin, gjë që e realizon, në mënyrë unike e të mrekullueshme. Të mrekulluar janë të gjithë ata që e njohin Unikun, jo vetëm në shkollën e muzikës “Çesk Zadeja” në Ferizaj ku kreu shkollimin e mesëm por edhe tani në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, ku Uniku është në prag të diplomimit në Pedagogji Muzikore.

 

Një vlerë unike, një xhevahir kulturor, një personalitet i rrallë mes nesh, është Unik Ukshini.

Blerina
Blerina Shalari Bildschirmfoto 2022-11-30 um 09.25_edited.jpg

BLERINA SHALARI

Pianiste / Kompozitore

Arsimin 8-vjeçar e kryen në “ Institutin e nxënësve që nuk shikojnë” pastaj fillon studimet për piano në moshën 9 vjeçare ku më pas diplomohet në shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” nën drejtimin e pianistes Ingrid Pulizo. Në vitet 2002 - 2006 kryen studimet e larta për kompozim në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë, ajo ka marrë pjesë në shumë festivale brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku ka të fituara shumë çmime si; Kënga Magjike, Top Fest etj.

Alda
Alda Shalari Bildschirmfoto 2022-11-30 um 09.24_edited.jpg

ALDA SHALARI

Pianiste

Arsimin tetë vjeçar e përfundoj pranë Institutit të të verbërve në Tiranë ku fillon të marrë edhe mësimet e para në piano. Në vitin 2013 diplomohet në master shkencor me rezultate te shkelqyera për Muzikologji pranë Universiteitit Jordan Misja. Në vitet 1998- 1999 merr pjesë si këngëtare në festivalet e fëmijëve 35, 36 të Tiranës ku fiton çmimin e dytë dh etë tretë.Është pjesëmarrëse në disa koncerte si kengetare në aktivitetet e organizuara. Është pjesëmarrëse në 8 edicione të koncertit kombëtar “Arti përtej shikimit” Në korrik 2014 fiton çmimin e parë në prozë në konkursin letrar “Me sytë e shpirtit” organizuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë.

TERAPIA MUZIKORE

IMG-20221121-WA0005.jpg

Qendra Burimore “Përparimi” në Prishtinë është shkollë speciale ku mësimin e vijojnë fëmijët me nevoja të veçanta.

Muzika gjithmonë është përdorur si mjet ndihmës për realizimin e aktiviteteve të ndryshme, por tash e tre vjet kjo qendër posedon edhe kabinetin e muzikës, me instrumentet e nevojshme, ku aplikohet edhe terapia muzikore, nga mësimdhënësja Blerina Kallaba.

 

Bashkë me nxënësit përdorim terapinë muzikore individuale dhe grupore. Varësisht nga nevoja, ne përdorim instrumentet e ndryshme, por edhe video të ndryshme muzikore. Në “Art Without Limit International Film Festival” ne do të paraqitemi me këngët: “We are the world”- ku fëmijët performojnë me gjuhën e shenjave; - “Radetsky March” të Johan Straussit - ekzekutim me instrumente perkusioni; dhe me vallëzimin modern përmes këngës “We will rock you”.

terapia-muzkore-2.png
bottom of page