top of page

JURIA 2022

JURIA KRYESORE

Eileen_Grubba.png

EILEEN GRUBBA

aktore

Eileen Grubba është një aktore, producente, shkrimtare nga Hollywoodi, e vlerësuar me çmime, anëtare e Akademisë së Televizionit, anëtare e përjetshme e The Actors Studio dhe ambasadore e markës për përfshirjen globale të aftësisë së kufizuar. Paraqitjet televizive përfshijnë CSI: Vegas, HBO's Watchmen, SWAT, ALL Rise, Criminal Minds, New Amsterdam i NBC, Game Of Silence, Netflix The Politician, ABC Stumptown, FX Sons of Anarchy, Bones on FOX, Fear The Walking Dead, Hung, Enlightened , Benched, Instant Mom, CSI Miami, The Mentalist, Cold Case, Nip/Tuck, The Closer, E.R. Monk dhe më shumë. Ajo ka fituar shumë çmime për aktoren më të mirë në filmat e saj. Nderuar me çmimin WeSpark në Festivalin e Filmit Idyllwild 2020 për ndikimin social në industrinë e argëtimit. Fituese e çmimeve Mary Austin Excellence in Screenwriting Awards në 2019 dhe 2020, dhe Çmimin e Ekselencës në Prodhim në 2021, me mbi 50 çmime për filmat e saj që përfshijnë aftësinë e kufizuar. Ajo është një avokuese e njohur ndërkombëtarisht për përfshirjen e personave me aftësi të kufizuara në film, TV dhe media dhe është një folëse e talentuar motivuese në temat e fuqizimit, përfshirjes, anti-bullizmit.

​

IseQosja_IMG-30089cb4dc1a40057c0809ffe9843e79-V.jpg

ISA QOSJA

Kryetar i Jurisë / Regjisor filmi

Isa Qosja u lind me 12.02.1949 ne Vuthaj, Guci (Mali i Zi). Ka kryer fakultetin e Arteve dramatike, drejtimi për regji filmi dhe teatri në Beograd. Është autor i disa filmave artistik. Filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë ka qenë “Proka” i xhiruar me 1984. Pastaj me 1987 e ka xhiruar filmin “Rojet e mjegullës” Disa vite më vonë Isa Qosja e ka realizuar filmin “Kukumi”dhe dhjet vite më pas e ka xhiruar filmin “Tri dritare dhe një varje” Se fundmi sapo ka  perfunduar filmin “Lejlek”.
Isa Qosja për filmat e tij është shpërblyer me disa çmime ndërkombëtare.
Është autor i disa filmave të shkurtër, dokumentar, dhe i disa shfaqjeve teatrore.

​

​

Linda Gasser_black white_edited.jpg

LINDA GASSER

Regjisore filmi

Linda Gasser është Shkrimtare, Regjisore dhe stiliste Gjermane.Ajo ka punuar disa filma në disa vende si; Argjentina, Portugalia, Afrika e Jugut, SHBA dhe Britania e Madhe.

Linda Gasser themeloi dhe është Drejtoreshë ekzkutive e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Arc. Festivali i Filmit Arc u nis me qëllime ambicioze. Që atëherë, ai është zhvilluar në një qendër të rëndësishme për skenën në nivel lokal në zonën më të madhe metropolitane të Frankfurtit, por gjithashtu bashkon kineastët ndërkombëtarë në një atmosferë frymëzuese.

Delvana_5Z8A0382 (2).jpg

DELYANA MANEVA

Writer

is from Sofia, Bulgaria. She is a lecturer at The National Academy of Theatre and Film Arts „Krastjo Sarafow“ in Sofia. Her novel The Sixth Finger was nominated in 2021 for the “Novel of the Year”. Her book The Advanced Body: The Actor's Psychophysical Training was nominated for the Critical Text Award in 2014. She wrote the screenplays for several film productions. These include Escape (2022), Mission London (2020), and TV series. As a director, she has staged plays by Paul Auster, Harold Pinter, Alek Popov, Werner Schwab, August Strindberg, Peter Turrini, and Franz Wedekind. She has published poems, short stories, and articles. In addition, her literary contribution is part of the anthology "Stories from the 90s" published by ICU in 2019.

​

ANIMATION JURY

ethnophobia-dir-JOAN-ZHONGA.jpeg

JOAN ZHONGA

Piktor/Regjisor filmi

Ka lindur me 5 Prill 1957 ne Tirane
Ai është i diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe ka më shumë se 35 vite përvojë në animacion. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar 13 filma animacionI.

Eshtë shfaqur dhe shpërblyer në shumë festivale filmash ndërkombëtare si Annecy, Hiroshima, Giffonni dhe Fantoche. Në vitin 2006 ai bashkëpunoi me mjeshtrin e librave për fëmijë, Eugenios Trivizas, në filmin “Dy valët”, prodhuar nga ERT. Filmi i tij i fundit, ETHNOFOBIA, deri më tani është shfaqur në mbi 200 festivale dhe ka fituar 30 çmime Nderkombetare.

Medina Surdulli foto.jpg

MEDINA SURDULLI

Aktiviste

Shkollën fillore dhe të mesme e përfundoi në Qendrën Burimore “Përparimi”. Medina është anëtare e Shoqatës Down Syndrome Kosova që nga viti 2007. Kromozomi shtesë nuk e pengoi Medinen që të tregoj suksese të mëdha në fushën e muzikës, sportit dhe të jetë aktive në jetën e përditshme. 

Medina është kampione e notit dhe e shpallur sportistja më e mirë për vitin 2012 nga Federata e Notit në Kosovë. Përkushtimi ndaj notit, bëri që Medina të fitojë medaljen e bronztë në garën evropiane. 

Rijad_Mehmeti_6D0A5762_edited.jpg

RIJAD MEHMETI

Aktiviste

Unë quhem Rijad Mehmeti dhe jam avokues për të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë. Jam kryesues i projektit të Team Rijad e cila mbështetet nga zyra e Unicef në Kosovë, dhe e cila ka për qëllim rritjen e vetëdijësimit dhe krijimin e qasjes fizike në shkolla fillore të Kosovës.
Team Rijad është themeluar në vitin 2021 më qëllimin që të ndihmoj në gjithëpërfshirjen e fëmijëve meaftësi të kufizuara.

Përmes punës së Team Rijad dhe me mbështetje financiare të disa bizneseve private në Kosovë deri tani janë bërë të qasshme 8 tualete dhe 6 pjerrina në 8 shkolla në 5 komuna.

​

Po ashtu, kemi bërë instalacione të ndryshme në sheshin Skënderbeu dhe Zahir Pajaziti.

SPECIAL JURY

Diana_Elizabeth_0671759B-A0D0-4989-B8C7F60091C9C18E.jpg

DIANA ELIZABETH JORDAN

Actore/Regjisore (Hollywood)

Diana Elizabeth Jordan është një aktore fituese e shumë çmimeve, solo artiste, regjisore e teatrit dhe filmit, Disability & IDEA Influencer. Ajo ka marrë pjesë në mbi 60 produksione teatrore, filmash dhe televizioni, duke përfshirë S.W.A.T të CBS. Ajo ishte një nga 20 aktorët e përzgjedhur nga mbi 7000 aplikantë për ekspozitën inauguruese të Warner Media Discovery Access Talent Showcase. Ajo performoi shfaqjen e saj solo Happily Ever After (Udhëtimi i një gruaje për të gjetur një dashuri të vërtetë) në Hollywood Fringe 2021, ku mori një bursë për diversitet, Pick of The Fringe dhe një çmim për Producers Encore. Ajo është një regjisore e nominuar për çmime, një producente, themeluese e dy kompanive të prodhimit Dreaming Big On A Swing Entertainment dhe The Rainbow Butterfly Café. Diana është anëtare e SAG-AFTRA dhe Actors Equity Association dhe një nga avokueset me aftësi të kufizuara për Women of Color Unite. Pavarësisht nëse portretizon një personazh, ndan një histori personale, drejton ose prodhon një projekt, Diana është e përkushtuar të festojë fuqinë e elasticitetit dhe ndërsekksionit të aftësisë së kufizuar përmes fuqisë transformuese të tregimit.

Suela_Lala_135869006_10158454003416028_8910848620607291685_n.jpg

SUELA LALA

CEO e Fondationit "Së Bashku"

Suela Lala drejton Fondacionin “Së Bashku”, që është një organizatë kombëtare me profil advokimin dhe ndërgjegjësimin.
Suela është anëtare e bordit të organizatës me bazë në Bruksel European Network on Independent Living (ENIL) dhe shumë organizmave të tjerë kombëtar dhe ndërkombëtar.

Suela Lala ka mbajtur me dhjetra leksione të hapura në Universitete brenda dhe jashtë vendit mbi tema si projektimi universal, aftësia e kufizuar dhe media, e drejta për punësim e personave me aftësi të kufizuar, etj.

Fazile Bungu foto.jpg

FAZILE BUNGU

CEO e Hendifert

Fazile Bungu është drejtore e përgjithshme e shoqatës së personave me aftësi të kufizuara “Hendifer”, e cila vepron në rajonin e Ferizajt. Për ta menaxhuar këtë shoqatë, kërkohet përgjegjësi profesionale dhe këtë jam duke e menaxhuar deri më tani. Mbaj kontakte të vazhdueshme me përgjegjësit e institucioneve lokale dhe nacionale për të ndërmarrë nisma të reja në lidhje me aktivitete sociale dhe shërbime të tipit terapeutik.

Avni Hetemi (1)_edited.jpg

AVNI HETEMI

Aktiviste

Avni Hetemi i lindur me 19.08.1992 ne Cyrich te Zvicrres. Ai deri në moshën 7-8 vjeq ka ecur normalisht, pastaj ka filluar të ecë me vështirësi. Për shkak të sëmundjes, që nga mosha 10 vjeqare ai është detyruar  ta përdorë karrocën. Pasioni i Avniut janë veturat. Jeta e përditshme e Avniut është e përmbushur me aktivitete të shumta, ai është shumë aktiv si në jetën e përditshme, poashtu është shumë aktiv edhe në rrjetet sociale!
Vullneti dhe menaxhimi i jetës së përditshme i Avniut, është frymëzim dhe shembull njekohsisht për prindërit e tij, buzëqeshja, vullneti dhe sinqeriteti i Avniut, është dhe do të mbetet frymëzim për familjen e tij!

JURIA E MEDIAS

Marini_CROP.jpg

MARIN MEMA

Gazetar
Top Channel

mirjeta_CROP.jpg

MIRJETA BARALIU

Gazetare
RTK

keka_CROP.jpg

KRESHNIK BERISHA-KEKA

Gazetar

TËVE 1

​

milot_CROP.jpg

MILOT HASIMJA

Gazetar
KLAN KOSOVA

dardan_CROP.jpg

DARDAN SELIMAJ

Gazetar
KTV

​

bottom of page