top of page

BASHKËPUNËTORËT '22

WhatsApp Image 2022-12-05 at 15.22.29.jpeg

GENTA SEFA
Aktualisht studente e nivelit Bachelor në drejtimin Juridik. Ka qenë pjesë aktive e grupeve vullnetare në Ferizaj dhe Prishtinë për mbi 7 vite, duke punuar me OJQ të ndryshme. Koordinatore e disa projekteve, kryesisht lidhur me rininë, të drejtat e grave dhe evente bamirësie. Ka qenë pjesëmarrëse në gara të debatit formal të nivelit kombëtar dhe ndërkombëtar dhe është fituese e "Kosova Open 2018". Ish-prezantuese emisioni në Radio "AURA" në Blagoevgrad. Regjisore e dokumentarit të metrazhit të shkurtër "Pa vlla", i cili pati premierën në DokuFest në vitin 2019. Ka punuar në disa festivale në role si; përkthyese, prezantuese eventesh, interpret & menaxhere e rrjeteve sociale.

Portrait_crop_Mimoze.jpg

MIMOZË MUSLIU

Drejtues administrativ i Festivalit. Ajo është personi i vetëm deri më tani në Kosovë që ka arritur të jetë Master i Pedagogjisë në programin shkencor teorik. Si ish-nxënëse në arsimin special për fëmijë me aftësi të kufizuara intelektuale dhe të shumëfishta, ajo është punëtore me pozitën e Ligjërueses së Shkollës në Qendrën Burimore për Mësimdhënie dhe Këshillim “Progres” në Prishtinë. Ajo ka punuar si koordinatore për Kosovën në GfK Shkup – selia në Maqedoninë e Veriut e Institutit Gjerman të Kërkimeve. Ajo u emërua nga monitorimi i jashtëm i UNICEF-it në projektin “Përfshirja – Shkollë Miqësore për të Gjithë” të OJQ-së TEMA (Trajnues Aktivë të Mësimdhënies).

_97A2639_edited_edited.jpg

BEHAR IBISHI

Asistent organizativ Festivalit. Ka lindur në Ferizaj. Edhe pse me paralize cerebrale ai po studion në Fakultetin e Arteve Departamentin i Arteve Dramatike dega Regji Teatri në Universitetin e Prishtinësnës në klasën e Prof.Drita Begolli, dhe është artdashës dhe pasionant i çdo gjëje që ka të bëjë me artin, veçanërisht me teatrin e filmin. Një pjesë të konsiderueshme të kohës i ka kushtuar edhe punës vullnetare qysh nga mosha 15 vjeçare duke qenë pjesë e shumë OJQ-ve dhe organizimeve që janë bërë në qytetin e Ferizajt, me theks të veçantë në avokimin e të drejtave të personave me aftësi ndryshe. Ai është angazhuar edhe si koordinator rinor në OJQ-në e personave me aftësi ndryshe HENDIFER Ferizaj.

FAHRI KRASNIQI

bottom of page