
O S C A R ®
Jemi absolutisht të kënaqur që njëri nga fituesit e Festivalit tonë "An Irish Goodbye" ku ky film poashtu e bëri hapjen e Festivalit tonë në edicionin e tretë, është shpërblyer këtë vit si "Filmi më i mirë i shkurtër apo "Best Live Action Short Film" at the ACADEMY AWARDS®!
Urimet tona të përzemërta nga ne!





Këtë vit, katër muzikantë të mrekullueshëm, të jashtëzakonshëm do të na shoqërojnë në ceremoninë e hapjes dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Kinema Armata , Prishtine
Ceremonia e hapjes: 01 Dhjetor ora 19:00
Ceremonia e mbylljes ndarja e cmimeve: 03 Dhjetor ora 19:00

Festivali Ndërkombëtar i Filmit "ART WITHOUT LIMIT International Film Festival" fokusohet ne mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara - lokale dhe globale
2022
... shënon vitin e 3-të të Festivalit. Përsëri ka një përzgjedhje të re të mrekullueshme të filmave nga e gjithë bota – dokumentarë, fiksion/dramë dhe animacion – që do të shfaqen në ambientet e Festivalit:
Kinema Armata – Prishtinë, Kosovë. Data e festivalit: 1-3 dhjetor 2022
2021
Viti i dytë i Festivalit përfshiu pjesëmarrjen e e rëndësishme të grupeve lokale të margjinalizuara, të invalidëve dhe atyre me nevoja të veçanta. Në një klimë fuqizimi dhe mbështetjeje, ne ftuam dhe inkurajuam komunitetin që të kontribuojnë në Festival me krijimet e tyre (qoftë film, fotografi apo shprehje të tjera të artit). Për të bërë zërin e tyre në platformën e Festivalit. Ky proces u lehtësua në bashkëpunim me organizatat lokale.
2020
Viti i parë i festivalit u organizua sipas rregullave strikte Covid-19 dhe u mbajt vetëm si një EVENT ONLINE. Një përzgjedhje prej 40 filmash të shkurtër u shfaq në internet gjatë 3 ditëve të festivalit: fiksion/dramë, dokumentar dhe animacion. Juria e shquar e kryesuar nga një producent nga Austria i cili ka fituar çmim OSCAR ai ishte ne krye të jurisë për ti ndarë çmimet për filmat më të mirë në kategori të ndryshme.
RRETH NESH

ART WITHOUT LIMIT
Organizata jonë jo fitimpruese eshte e fokusuar ne situaten e përsonave më aftësi të kufizuara.
Në mesin e projekteve tjera ne jemi duke organizuar Festivalin e Filmit Ndërkombëtar “ART WITHOUT LIMIT” -duke seleksionuar dhe shfaqur filma me tema dhe çështje të ndryshme që personat me aftësi të kufizuara ballafaqohen në jetët e tyre. Ne gjithashtu i inkurajojme dhe i fuqizojme minoritetet lokale të komuniteteve me aftësi të kfizuara e të margjinalizuara në Kosovë-posaqarisht femrat-të ju mundësojme që zërat e tyre të dëgjohen dhe të marin pjesë dhe të kontribojnë më krijimet e tyre.
ART WITHOUT LIMIT stafi dhe vullnetaret besojnë që duke edukuar publikun për përsonat me aftësi të kufizuara, do të reduktojë paragjykimet, e potencojnë edukimin, dhe e eliminojnë diskriminimin. Ne shpresojmë që përpjekjet tona do të vazhdojnë me qenë të sukseshme për arsye te bashkimit të të gjithë njerzëve pa dallim, duke iu ofruar atyre një platformë ku mund të shprehën pa frikë apo diskriminim.
Dhe kjo do te zhvillohet me mjete te bukura te filmit dhe – ARTIT.